Ylber Ramadani dhe Hamza Rafia
Hamza Rafia nuk do të jetë më pjesë e e Lecces. Mesfushori 26-vjeçar ka vendosur që të largohet nga Serie A italiane, për të nisur një aventurë të re me Esperance në Tunizi.
Klubi në fjalë militon në elitën e futbollit tunizian, pra në Ligue 1. Ndërkohë që vetë futbollisti ka firmosur një kontratë 3.5-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2029. Vlen të theksohet se vlera e mefushorit në "Transfermarkt" është 900 mijë euro.
Një lajm i mirë ky edhe për dyshen shqiptare të Lecces, Medon Berishën dhe Ylber Ramadanin. Kjo pasi me largimin e mesfushorit 26-vjeçar, sigurisht që do të jetë më “kyç” në projektin e ekipit.
View this post on Instagram
Poll
