Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Bylis “zbras” Rumaninë, ballshiotët prezantojnë dy futbollistët e rinj

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Bylis “zbras” Rumaninë, ballshiotët
Ion Gurau - Radu Negru

Bylisi ka bërë 2 transferime të rëndësishme mesditën e sotme. Ballshiotët kanë zyrtarizuar 2 afrimet e radhës, të cilët vijnë nga Rumania.

Një portier dhe një mbrojtës janë bërë pjesë e ekipit të Mirel Josës, të cilët janë vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit. Të dy 26-vjeçarët janë të gatshëm për Josën për duelin e ditës së sotme ndaj Laçit, takim që do të luhet në kuadër të fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.

“K Bylis ka kënaqësinë t’ju prezantojë dy afrimet e realizuara deri në këtë moment të merkatos:

• Portieri shtatlartë 26-vjeçar Ion Gurau, i cili ka një karrierë në elitën e futbollit rumun dhe që nga sot bëhet pjesë e klubit tonë.

• Mbrojtësi i djathtë, 26-vjeçar Radu Negru, që vjen në Ballsh nga Superliga e Rumanisë. Të dy lojtarët do të jenë gati për sfidën e sotme ndaj Laçit në Kupën e Shqipërisë.

I urojmë mirëseardhjen në familjen tonë dhe suksese!”, ka shkruar klubi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)

Poll

Lexo gjithashtu