Vora
Vetëm para pak minutash, klubi i Vorës ka njoftuar transferimin e sulmuesit Fatmir Prengaj. 24-vjeçari ka qenë pjesë e Vorës në sezonin 2023-2024, ndërsa aventura pararendëse futbollistike përkon me Tiranën.
Prengaj ka pozicion natyral si sulmues i majtë, ndërsa mund të luaj edhe në qendër apo të djathtë. Për trajnerin Arjan Bellai, tashmë ka një opsion më shumë në sulm dhe mund të jap kontribut të vyer për objektivin kryesor gjatë këtij sezoni, mbijetesa në Superiore.
Pas 18 javësh kampionat, Vora mban pozitën e 7-të me 19 pikë, 1 pikë larg “zonës së ftohtë”.
View this post on Instagram
Poll
