Albion Marku
Elbasani ia doli që të fitonte 2-1 ditën e djeshme përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Ndërkohë që festës së suksesit i është “bashkuar” mbrojtësi i Partizanit, Albion Marku.
Në një postim të bërë nga klubi elbasanas, ku shfaqet kapiteni i tyre Emiljano Musta, Marku s’ka hezituar të komentojë. Me një kurorë dhe “muskul”, Marku s’ka kursyer elozhet për Mustën, por në një postim të bërë nga klubi i Elbasanit.
Kujtojmë se 25-vjeçari u ribashkua me Partizanin në shtator të vitit 2025. Ndërkohë që është një nga pikat kyçe të ekipit të drejtuar nga Oltijon Kërnaja.
Komenti i Albion Markut tek postimi i Elbasanit
Poll

