Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

10 janari ditë e shënuar, Partizani mesazh për Gaz Demin (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
10 janari ditë e shënuar, Partizani mesazh për Gaz Demin
Fotomontazh/ Presidenti i Partizanit, Gaz Demi

Dita e sotme është shumë e veçantë për skuadrën e Partizanit. Kjo pasi presidenti i klubit feston ditëlindjen.

Gaz Demi feston ditën e sotme 63 – vjetorin e tij të lindjen dhe në këtë ditë speciale urimet janë të shumta. Klubi i kuq nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i uron gëzuar ditëlindjen dhe sa më shumë suksese në krye të “demave”.

Një ditë e shënuar kjo për kryeqytetasit, të cilët siç dihet ditën e sotme do të luajnë në “Arenën e Demave” ndaj Burrelit, duel i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Padiskutim që “dhurata” më e mirë për kreun e të kuqve do të ishte fitorja ndaj matjanëve.

“Presidenti Gazment Demi, sot feston ditëlindjen!

FK Partizani dhe gjithë familja e kuqe i uron kreut të 17-herë kampionëve të Shqipërisë edhe 100 vite të lumtura në jetë dhe Familje. Sa më shumë suksese në krye të FK Partizani”, shkruhet në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Poll

Lexo gjithashtu