Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ 200 mijë euro për “xhevahirin” e Ilir Dajës, mesfushori i Dinamos prezantohet në Turqi

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 200 mijë euro për “xhevahirin” e Ilir Dajës,
Ilir Daja

Karamba Gassama është futbollisti më i ri i Gaziantep. Mesfushori 21-vjeçar vendosi që të largohej nga Dinamo, për të nisur një aventurë të re në Superligën turke.

Për shërbimet e tij, klubi turk ka paguar te Dinamo plot 200 mijë euro. Megjithatë, vlen të përmendet se Ilir Dajës i ka ikur nga ekipi një “xhevahir”, i cili ishte kyç për mesfushën e “bluve”.

Futbollisti nga Gambia është prezantuar sot, teksa në foto shfaqet me fanellën e ekipit të ri, Gaziantep.

ZYRTARE/ 200 mijë euro për “xhevahirin” e Ilir Dajës,
Karamba Gassama gjatë prezantimit te Gaziantep

 

Poll

Lexo gjithashtu