Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Debutoi me Kombëtaren shqiptare, futbollisti braktis kuqezinjtë për Rusinë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Debutoi me Kombëtaren shqiptare, futbollisti braktis
Klisman Cake

Klisman Cake nuk është më një futbollist i Shkëndijës së Tetovës. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është transferuar në Rusi.

Shkëndija ka shitur futbollistin te Akhmat Grozny, aty ku Cake tashmë do të nisë një aventurë të re. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se palët kanë gjetur akordin mes tyre dhe tashmë Shkëndija i uron shumë suksese në vazhdim, teksa e falenderon ish-in e Tiranës për kontributin e dhënë.

“Shkëndija dhe Akhmat Grozny gjejnë akordin për transferimin e Klisman Cakes.

Klisman Cake nis aventurë të re në Rusi, pasi zyrtarisht transferohet te Akhmat Grozny. Të gjithë në KF Shkëndija i urojmë Cakes shumë suksese në vazhdimin e karrierës”, ka shkruar klubi kuqezi.

Klisman Cake iu bashkua Shkëndijës në janar të vitit 2022 dhe për katër vite e pesë sezone jo të plota ishte pjesë e pandashme e kuqezinjve. Gjatë kësaj periudhe ai fitoi titullin kampion dhe regjistroi 133 paraqitje zyrtare (106 në kampionat, 3 në Kupë dhe 24 në arenën evropiane), duke shënuar 12 gola.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shkëndija Football Club (@fcshkendija)

Poll

Lexo gjithashtu