Ilustrim: Ultras Guerrils - Vllaznit Ultras
Partizani dhe Vllaznia do të përballen të shtunën e 4 prillit, në kuadër të javës së 30-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të nisë në orën 17:00.
Tashmë, klubi i kuq ka nxjerrë në shitje edhe biltat për këtë duel, që parashikohet të jetë tepër delikat.
Kështu në tribunën C3, një biletë do të kushtojë 300 lekë të reja. Ndërsa në tribunat E1, D3, D2, D1, C1 dhe C2, një biletë do të kushtojë 500 lekë të reja, për t’i lënë vend më pas tribunave A dhe B, ku bileta kushton 1000 lekë të reja.
Më tej, mbyllet me tribunën VIP. Një biletë në atë tribunë kushton 3000 lekë të reja.
Poll
