Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Më ka ardhur në majë të hundës", Enkeleid Dobi i prekur pas incidentit me tifozët: U shpërfytyruam!

Shkruar nga NEWSPORT
"Më ka ardhur në majë të hundës", Enkeleid
Enkeleid Dobi

Flamurtari ka barazuar në shtëpi përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi me shifrat 2-2. Pas këtij dueli foli edhe trajneri i durrsakëve, Enkeleid Dobi.

“Ky barazim s’na la të kënaqur. Por ne fokusohemi te futbolli. Edhe fusha sot s’na lejonte që të bënim atë që donim, s’duam t’i hedhim fajin por… Pjesën e parë e bëmë ashtu siç e kishim përgatitur, deri në momenti që ndodhi ajo që ndodhi. Aty u shpërfytyruam, pamë një ekip krejt tjetër. Nuk duhet të ndodhë kjo, duhen lënë jashtë futbollit. Morëm një gol nga goditja standarde.

Ta analizojmë, e paralajmëruam që të kishim fokusin tek këto goditje. S’kam ndonjë fjalë të mençur, si apo qysh. Goli i dytë, ishim komplet të shpërfytyruar. U rikthyem me golin e barazimit, por nuk jemi të kënaqur. Duhet të kishim marrë 3 pikët. Duhet të jemi më cinikë dhe të rikthehemi te loja që pamë. Morëm dy gola me Flamurtarit, ndërsa deri më sot ishte e dyta me gola.

Votlai po rrezikonte për kartonin e dytë të verdhë. E kemi ruajtur se gjithashtu ka pasur dëmtim. Futëm edhe Jazxhi te ai pozicion, nuk funksonoi ashtu siç e prisnim. Votlai e ka bërë mirë punën, çfarë t’i bëjmë Jazxhisë? Ai bëri dhe gol, diçka për diçka. U mundova ta ndihmoja ekipin, por s’duhet të na ndodhë. Mënyra e golit që shënuam ishte fiks ajo që kishim përgatitur. Ndodhën gjëra të shëmtuara, por të merremi me futbollin. S’jemi të kënaqur me 1 pikë se si rrodhi loja pas atij incidenti.

Normal që mund të bënim më mirë, prandaj jemi pak konfuzë. Nuk dua të gjej justifikim, por kjo fushë s’të le të luash fare. Këto janë të vërteta, duam të luajmë futboll, ndryshe do të ishim futur brenda. Ndonjëherë e humbim, jemi ekip i ri në momentin që kemi nisur, janë këto oshilacionet që bëjnë punën e vet. Jemi në ndeshjen e 17-të, s’mund të them ekip i ri. Të mbajmë balancë. S’kam ndonjë fjalë të zgjuar.

2 fitore dhe 4 barazime? Duhet të jemi më cinikë dhe të vendosur. Po na mungonte vetëbesimi sot tek gjërat që bëjmë. Të jemi të qartë siç kemi qenë. Nuk e kemi mendjen që të luajmë për barazim. Donim të fitonim, më ka ardhur në majë të hundës me barazimet”, tha Dobi.

 

Poll

Lexo gjithashtu