Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Lojtari i Ndeshjes” përballë Tiranës në derbi, Neziri i sinqertë: Ju tregoj pse kam rënë nga forma

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtari i Ndeshjes” përballë Tiranës në derbi,
Faton Neziri

Dinamo dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”. Derbi që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", mbrojtësi i majtë i Dinamos, Faton Neziri. 

“Kishim raste edhe në fund edhe në fillim. Jam i zhgënjyer shumë, por kështu është futbolli, nuk kemi se çfarë të bëjmë. Ndihem mirë edhe jam ndjerë shumë mirë kur kam ardhur. Kam rënë pak në këto ndeshjet e fundit, por besoj që do të rikthehem edhe më i fortë. Kemi lënë shumë pikë, por shpresoj të rikthehemi në ndeshjet e ardhshme, që të arrijmë objektivat që kemi.

Kam pasur pak rënie, por ende nuk jam marrë me atë ritmin. Kam pasur pak lodhje, është fundi i kampionatit dhe mendoj se kjo është ajo që më ka nxjerrë pak problem. Bregu nuk kthehet në mbrojtje, problem? Nuk është që Dejvi nuk më ndihmon, ai është pika jonë më e fortë e ekipit. Shpresoj që të rikthehemi më të fortë në ndeshjet e ardhshme, s’bën të lëshojmë pikë”, tha Neziri.

Poll

Lexo gjithashtu