Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Lajthia ylli i mbrëmjes! Elbasani s’fal në shtëpi, “nervat” e Kupës ia nxjerr Vllaznisë dhe i rrëmben kreun e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Lajthia ylli i mbrëmjes! Elbasani s’fal në shtëpi,
Elbasani

Elbasani ka triumfuar në shtëpi përballë Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 3-1.

Vendasit mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave, pasi Tsague dhe Lajthia tundën rrjetën, respektivisht në minutën e 22-të dhe 39-të. Reagimi i shkodranëve erdhi vetëm në minutën e 73-të, duke shënuar me Klinti Qaton.

Megjithatë, Xhonatan Lajthia “fiku” shpresat e shkodranëve për të paktën 1 pikë. Një supergol në minutën e 77-të nga ylli i Elbasanit, lëshoi “knock-out” Vllazninë.

Kështu, Elbasani merr kreun e Superiores, duke shkuar në kuotën e 62 pikëve, 2 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë.

Elbasani 3 – 1 Vllaznia (Tsague 21', Lajthia 38', 77' / Qato 73')

“Abissnet Superiore”: Java 33
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Juxhin Xhaja

FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Totoshi, Olberkis, A.Kasa, Musta, Lila, Manellari, Ibrahim, Lajthia, Diallo, Boye, Tsague. Trajner: Ivan Gvozdenovic.
VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Bajrami, Gjini, Yago, Dros, Krymi, Mala, Kallaku, Murataj, Balaj. Trajner: Edi Martini.

LIVE:
90+5' Mbyllet 3-1 ndeshja. 
77' GOL ELBASANI! Shënon Lajthia.

73' GOL VLLAZNIA! Shënon Qato.

54' Vllaznia i afrohet golit, goditja e Muratajt shkon në tranversë.

46' Nis pjesa e dytë.
45+3' Mbyllet 2-0 pjesa e parë.
38' GOL ELBASANI! Shënon Lajthia.

21' GOL ELBASANI! Shënon Tsague.

7' Probleme për Gurishtën, një kapsoll shpërthen pranë tij, ndalet loja.

5' Kaos në zonën e Elbasanit, por topi i krosuar nga Mala shkon në duart e portierit.

1’ Shkelmohet topi i parë, nis supersfida për kreun mes Elbasanit dhe Vllaznisë.

Poll

Lexo gjithashtu