Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ 2 gola, polemika dhe spektakël! Vlonjatët largohen me kokën lart nga Elbasani, vendasit s’marrin dot maksimumin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 gola, polemika dhe spektakël! Vlonjatët largohen me
Elbasani - Flamurtari

Elbasani 1 – 1 Flamurtari (Diallo 73' / Oshafi 80')

Elbasani dhe Flamurtari kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-1.

Golin për Elbasanin e shënoi Diallo me penallti në minutën e 73-të të sfidës. Ndërkohë që për barazimin e vlonjatëve mendoi Oshafi, në minutën e 80-të të këtij dueli.

Kështu, Elbasani mbetet në vendin e dytë me 34 pikë, 3 më pak se Egnatia kryesuese. Në krahun tjetër me 15 pikë të grumbulluara, Flamurtari mbetet i 9-ti.

Abissnet Superiore: Java 19
Stadiumi: "Elbasan Arena"
Arbitër: Ditmir Grimci

FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: 
Janacek, Azemovic, Olberkis, Musta, Lila, A. Kasa, Ibrahim, Lajthia, Diallo, Loukili, Tsague. Trajner: Ivan Gvozdenovic.
FLAMURTARI: Aleksovski, Squadrone, Chantakias, Ramani, Veiga, Urbaez, Trashi, Diawara, Marku, Maksuti, Oshafi. Trajner: Francesco Moriero.

LIVE:
90+5' Mbyllet 1-1 ndeshja.
80' GOL FLAMURTARI! Shënon Oshafi.

73' GOL ELBASANI! Shënon Diallo me penallti. (11-metërshi u shkaktua nga Trashi).

50' Lajthia pranë golit, reagon përsëri Aleksovski.

45+2' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
26' Te Flamurtari kërkojnë penallti, arbitri Grimci thotë "JO".

12' Lajthia "flirton" me golin, portieri Aleksovski në gatishmëri.

9' Elbasani i afrohet golit, te Flamurtari largojnë topin mes panikut.

8' Loukili tenton, por topi devijohet.

1' Nis ndeshja në "Elbasan Arena", shkelmohet topi i parë.

 

Poll

Lexo gjithashtu