Moderatori i emisionit “Skaner” në MCN, Gert Çarçani, përmes një tabele, ka zbuluar kontributet që Bashkitë e qyteteve të Shqipërisë, përsa i takon ekipeve përkatëse në Superiore e Kategorinë e Parë do përfitojnë.
Ajo që bie në sy dhe moderatori Çarçani i mëshon fortë me të drejtë, përkon me neglizhëncën absolute të Bashkisë së Elbasanit, 0 buxhet për ekipin.
“Do të ndalemi pak tek ajo që ka të bëjë me financimet. Në çfarë aspekti? Do të nxjerrim një tjetër tabel dhe ka të bëjë me financimet e bashkive në raport me klubet. Jo thjeshtë të Superiores, por edhe të Kategorisë së Parë Këtu bëhet faljë me shifra, ato janë në të reja. Janë kontributet e disa Bashkive për ekipet e futbollit.
Natyrisht, Dinamo, Partizani, Tirana nuk janë të përfshira. Për konfirmimin e këtyre kontributeve, unë kam komunikuar vetë, pra konfirmin e tyre. Përsa i takon Shkodrës, kryetari Benet Beci ka akorduar një çmim 15 milionë lekësh, në rast se ekipi kuqeblu do të fitojë titullin.
Rrogozhina ka një buxhet nga Bashkia prej 12 milionë lekësh. Elbasani është në kuotën 0. Mungojnë lekët për kryetarrin Gledin Llatja, i cili nuk e ka marrë mundimin në asnjë moment, për asnjë arsyeje që të shohi, në një kohë kur Elbasani është fare afër titullit.
Durrësi, 30 milionë lekë, natyrisht për buxhet vjetor. Vora, 25 milionë lekë. Ballshi është në kuotën 0. Madje klubi i ballshiot ka pasur procese gjyqësore me Bashkinë përkatëse. Korça është në kuotën e 23 milionë lekësh.
Më pas kemi Bashki të tjera për kontributet ndaj skuadrave të Kategorisë së parë, Lushjna 50 milionë lekë, Berat 37 milionë lekë, Lezha 10 milionë lekë, Puka 12.5 milionë lekë, Librazhdi 16 milionë lekë, Saranda 23 milionë lekë dhe Gjirokastra 30 milionë lekë.
Dua ta lidh të gjithë këtë tabelë me Elbasanin. Pse me Elbasanin?! Një qytet që nuk ka një buxhet të vogël. Ata janë fare afër titullit kampion. Një qytet që ka më shumë dekor politik, se sa ka një suport respektiv. Natyrisht, jo në aspektin për t’i qarë hallin apo t’i bërë bilancin presidentit të klubit.
Duket parë këto shifra se çfarë ndodh me Bashkitë e vogla, ku buxhetet janë shumë të ulëta. Ai që është tërësisht inaktiv dhe krejtësisht koshient që nuk duhet dhënë asnjë lekë është kryetari i Bashkisë së Elbasanit Llatja. Kam parë shumë deputet që i shoh edhe në tribunën VIP në stadium, i shoh edhe që ulërasin, i shoh që veshin edhe fanelën e Elbasanit.
Ama nuk i kam parë kurrë që të ushtrojnë një llojë ndikimi, jo të paligjshëm, por që të bëjnë një lëvizje. Është për t’u përgëzuar nisma e zotit Beci për Shkodrën. Natyrisht, Elbasani nuk do të rrijë pa para, por ajo shifra 0 është për të ardhur keq. Këto shifra që unë dhashë, nuk e përfshijnë vitin 2026-të.
Pra janë shifra që janë miratuar vjet. Pasiviteti dhe prezenca e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, krejtësisht inaktiv, në raportin me futbollin e qytetit të tij, ku shumica marrin benefite, të majtë e të djathtë, e duke mos akorduar qoftë edhe një kokërr leku, kjo është për të ardhur keq.
Elbasani mund të dali kampion, mbase edhe jo. Por Elbasani të qëndrojë në ato nivele… Kryetari i Bashkisë nuk mjafton të shkojë vetëm në stadium, as të japi dorën, por të japi edhe ndonjë lekë ndonjëherë. Kryetar Llatja, ose duhet të lëviz ose duhet të mos vijë më stadium.”
