Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Flamurtari si opozita në politikë”, Kushta dhe Çelmeta “përplasen” në mendime: Janë pranë shpëtimit! Ia pret analisti: 41 pikë nuk mjaftojnë

Shkruar nga NEWSPORT
“Flamurtari si opozita në politikë”, Kushta dhe
Roland Çelmeta dhe Sokol Kushta

Një debat që pati në fokus fatin e Flamurtarit për qëndrimin ose jo në Superiore për sezonin e ardhshëm, bëri që mes Sokol Kushtës dhe analistit Ronald Çelmetës të kishte përplasje në mendimet e tyre.

Të ftuar në emisionin “Mega Sport” në A2CNN, ata replikuan dhe për llogaritë dhe shanset që iu duhen vlonjatëve për të bërë mrekullinë.

Pjesë nga biseda:

Kushta: "Flamurtari është shumë pranë shpëtimit, gjithmonë për mua, në qoftë se fiton ndeshjen tjetër. Futet Teuta në vështirësi."

Çelmeta: "Sokol, të mbijetojë Flamurtari është si puna e përtesës së opozitës që thotë do bëjmë protestë dhe del me podium. Pra nuk është protestë, është manifestim. Sado të fitojë Flamurtari, 41 pikë do shkojë. 41 pikët nuk e shpëtojnë."

Kushta: "Ka dhe një ndeshje tjetër."

Çelmeta: "Janë dhe dy ndeshje, pra 6 pikë janë në lojë."

 

Poll

Lexo gjithashtu