Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Manchester United i duhet Xhaka”, legjenda e “Djajëve” nuk ka dyshime për aftësitë e shqiptarit

Shkruar nga NEWSPORT
“Manchester United i duhet Xhaka”, legjenda e
Taulant dhe Granit Xhaka

Legjenda e Manchester United, Peter Schmeichel ka folur për podkastin “The Good, The Bad & The Football”, ndërsa ka këshilluar “Djajtë” që të nënshkruajnë me mesfushorin shqiptar Granit Xhaka nga Sunderland.

Ish-portieri danez, beson se Xhaka mund të mbush në mënyrë perfekte hapësirën e lënë bosh nga largimi i Casemiros gjatë verës:   

“Kam një lojtar në mendje që mendoj se na duhet, edhe pse mund të ketë kundërshtime. Ai është Granit Xhaka dhe Manchester United duhet ta marrë patjetër këtë verë.

Xhaka ka treguar vlerat e tij si lider dhe ai është arsyeja e një sezoni të mirë të Sunderland. Ekipit tonë i mungon lidershipi. Xhaka mund të luajë 80% të ndeshjeve dhe është ende në formë të mirë.

Ekipi duhet të ndërtohet rreth Kobbie. Casemiro është drejt largimit. Mund të marrim lojtarë të rinj, por që nuk mund të bëjnë rolin e liderit, ndaj na duhet Xhaka”.

Poll

Lexo gjithashtu