Raportimet e fundit që vijnë nga Gjermania janë vërtetë “bombastike”. Sipas gazetarit Christian Falk për “Sport Bild”, bordi i PSG-së dhe presidenti i tyre Nasser Al-Khelaifi, janë gati të hapin “thesin” për bomberin Harry Kane.
Sulmuesi anglez po përjeton sezonin më të mirë në karrierë, ndërsa është lider i padiskutueshëm te ekipi i Bayern Munich. 32-vjeçari anglez ka kontratë me skuadrën bavareze deri në verën e vitit 2027-të dhe ende nuk është vendosur për të ardhmen.
Edhe pse konisderohet i paprekshëm te Bayern, një shumë “anormale” milionëshe mund të “tundojë” shefat e “rekordmenëve” të Gjermanisë, marrë në konsideratë edhe moshën e ishullorit.
PSG nuk ka një “pykë” të mirëfilltë dhe te parisienët ai shikohet si lojtari ideal në fazën ofensive. Interesante është se Bayern Munich dhe PSG do të luajnë nesër gjysmëfinalen e dytë në Champions Leagu, duke “ndezur” edhe më shumë rivalitetin.
