Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Vazhdon "mallkimi" i Milanit përballë Sassuolos, kuqezinjtë rrezikojnë Championsin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vazhdon "mallkimi" i Milanit përballë Sassuolos,
Sassuolo Milan

Milan është ndalur sërish në kampionat, pasi është mposhtur në transfertë nga Sassuolo me rezultatin 0-2, për llogari të javës së 35-të në Serie A. 

Kuqezinjtë ishin inekzistentë përgjatë 90 minutave, duke bërë që vendasit të "godisnin në zemër" kundërshtarin me dy golat e Berardit dhe Laurientes. Skuadra e Max Allegrit mbeti me një lojtar më pak që prej minutës së 24-të të pjesës së parë, pas kartonit të dytë të verdhë të mbrojtësit Tomori i cili komplikoi gjithçka për pjesën e mbetur të sfidës.

Me këtë rezultat, "Djalli" ndjen lëkundje serioze në pozitat e klasifikimit, pasi Juventus mund ta parakalojë në ndeshjen që do të luajë përballë Veronës. Momentalisht, Milani mban vendin e 3-të me 67 pikë, 3 më shumë se bardhezinjtë, ndërsa për Sassuolon këto janë pikë të rëndësishme për një vend në zonën europiane dhe shkojnë në kuotën e 49 pikëve në vendin e 9-të. 

Sassuolo 2-0 Milan (Berardi 5', Lauriente 47')

Goli i Berardi (Sassuolo 1-0 Milan)

Goli i Lauriente (Sassuolo 2-0 Milan)

Poll

Lexo gjithashtu