Egnatia ka pësuar ndryshime në stafin teknik, pas largimit me efekt të menjëhershëm të Edlir Tetovës nga stoli, për t'i bërë vend Nevil Dedes i cili u zyrtarizua një orë më parë nga rrogozhinasit.
Javët e fundit në kampionat kanë rezultuar një zhgënjim total për objektivat e skuadrës, edhe pse kanë siguruar matematikisht një vend për në Final Four. Megjithatë, edhe pse atmosferta duket e brishtë, faqja e klubit ka gjetur një "pretekst" për të shpallur festën në këtë kamp dhe bëhet fjalë për Dejvi Duron.
Sulmuesi feston sot ditëlindjen dhe Egnatia i ka dedikuar një mesazh urimi në rrjetet sociale krahas shkrimit: "Klubi i Futbollit Egnatia i uron ditëlindjen lojtarit tonë, Dejvi Duro. Shëndet, suksese dhe arritje të reja me fanellën e Egnatias.”
