Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Prova e forcës në Superiore, Tirana nuk tregon "mëshirë" para sfidës me Vllazninë (MESAZHI)

Shkruar nga NEWSPORT
Prova e forcës në Superiore, Tirana nuk tregon
Tirana

Tirana do të presë të mërkurën Vllazninë në kuadër të javës së 35-të në Abissnet Superiore, e planifikuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Pikët e marra në Durrës në sfidën e së shtunës përballë Teutës kanë rritur dozën e motivimit në radhët e bardhebluve, të cilët do të kërkojnë të vazhdojnë në këtë drejtim edhe kundër shkodranëve të cilët në anën tjetër vijnë nga humbja me Bylisin.

Pak përpara sfidës, klubi ka zgjedhur t’i tregojë forcën kundërshtarit të radhës, kjo përmes një një postimi të shpërndarë në rrjete sociale me plane nga ndeshja e fundit.

Me mbishkrimin: “Provë për ne”, është dëshmi që Tirana ndjen se ka të gjithë kapacitetin për t’i dhënë një tjetër goditje të fortë Vllaznisë, pasi dhe mbijetesa do thotë “fjalën e fundit” pikërisht në mesjavë kur do të luhen të gjitha ndeshjet në të njëjtën orë, 16:00.

 

Poll

Lexo gjithashtu