Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Serie e gjatë pa fitore dhe mbrojtje “katastrofale”, Partizani prek “fundin”! Çfarë po ndodh me “Demat e Kuq”

Shkruar nga NEWSPORT
Serie e gjatë pa fitore dhe mbrojtje “katastrofale”, Partizani
Partizani

Ndërsa na ndajnë edhe 2 javë nga mbyllja e sezonit të rregullt në Superiore, kriza te skuadra e Partizanit vazhdon të thellohet. Në 5 ndeshjet e fundit të luajtura në kampionat, “Demat e Kuq” nuk kanë asnjë fitore, e përkthyer me 4 humbje dhe 1 barazim.

Bilanci vazhdon të rëndohet nëse marrim në konsideratë numrin e golave të pësuar, konkretisht 12. Mungesa e balancimit te kryeqytetasit është kthyer në problemin kryesor, aty ku mungon stabiliteti dhe lidershipi.

Vetëm ndaj Flamurtarit, Partizani e nxori topin nga rrjeta në 4 raste, detaj që tregon shumë se në çfarë pike është “katandisur” prapavija.

Dy “finalet” e mbetura në Superiore për Partizanin janë ndaj Egnatias në transfertë dhe karshi Dinamos si pritëse, aty ku shanset për vendin e 4-të janë ende “aktive”, por mjaft të reduktuara.   

Serie e gjatë pa fitore dhe mbrojtje “katastrofale”, Partizani
Ndeshjet

 

Poll

Lexo gjithashtu