Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Prekje e “artë”! Nevil Dede “kërcënon” Elbasanin dhe Vllazninë me trofeun e Superiores, 51-vjeçari i fut "ethet" edhe Dinamos për Kupën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Prekje e “artë”! Nevil Dede
Nevil Dede

Pas largimit të trajnerit Edlir Tetova nga “timoni” i Egnatias, klubi rrogozhinas nuk ka humbur kohë, duke prezantuar trajnerin e ri, fjala është për Nevil Deden.

Gjatë prezantimit, Dede ka kryer “rutinën”, firmosjen e kontratës dhe shtërngimin e duarëve me presidentin Agim Demrozi. Po ashtu, ish-trajneri i Ferizajt vizitoi edhe kabinetin e trofeve dhe fushën e Egnatias.

Imazhi që ra në sy, përkoi me prekjen e “artë” të trofeve të Superiores dhe Kupës së Shqipërisë. Pas 34 javësh në kampionat, ekipi rrogozhinas mban vendin e 3-të në tabelë, pas Elbasanit dhe Vllaznisë, ndërsa në finalen e Kupës, i pret Dinamo e Ilir Dajës.

Edhe pse me shumë gjasa Dinamo do të jetë në Final Four, duke marrë parasysh trendin e rezultateve të fundit, gara për titullin do të vendoset mes Elbasanit, Vllaznisë së Shkodrës dhe Egnatias, ndërsa “blutë” dinamovitë janë larg, pavarësisht se do funksionojë me “formulën” e përgjysmimit të pikëve.     

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF EGNATIA (@egnatia.al)

 

Poll

Lexo gjithashtu