Dinamo dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”. Derbi që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 1-1.
Golin për bardheblutë e shënoi Myslovic në minutën e 54-t. Në krahun tjetër, për golin e barazimit te Dinamo mendoi Malomo 4 minuta më vonë. Ndërkohë që në minutën e 88-të, Bregu humbi shansin e artë nga penalltia.
Kështu, Dinamo mbetet momentalisht në vendin e katërt me 45 pikë. Në krahun tjetër me 32 pikë, Tirana mbetet në vendin e 8-të, përsëri në zonën e rënies nga Superiorja.
Dinamo 1 – 1 Tirana (Malomo 58' / Myslovic 54')
“Abissnet Superiore”: Java 32
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Juxhin Xhaja
FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Ismaili, Teixeira, Bregu, Nani, Malomo, Dita, Beqja, Malomo, Neziri, Qardaku. Trajner: Ilir Daja.
TIRANA: Bekaj, Vera, Ndong, Cortes, Myslovic, Rafa, Halili, Xhixha, Tabekou, Mehmeti. Trajner: Orges Shehi.
NDESHJA:
90+4' Mbyllet 1-1 ndeshja.
88' E pabesueshme, Bregu humbet penallti.
58' GOL DINAMO! Shënon Malomo.
54' GOL TIRANA! Shënon Myslovic.
45+2' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
34' Super gjuajtje nga Xhixha, topi shkon ngjitur me portën.
19' Goditje e bukur nga Teixiera, për fatin e mirë të Tiranës topi shkon jashtë.
17' Nani godet nga jashtë zone, topi shkon në duart e Bekajt.
10' Aksion i bukur nga Dinamo, por goditja e Malomo lë për të dëshiruar.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Air Albania”, nis derbi mes Dinamos dhe Tiranës.
