Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Partizani i Kërnajës “makth” për të gjithë në Superiore! Të kuqtë gjunjëzojnë Dinamon dhe i futen “valles” së titullit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Partizani i Kërnajës “makth” për të
Dinamo - Partizani

Partizani ka fituar në transfertë përballë Dinamos, ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”. Derbi që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-2.

Golin e parë për të kuqtë e shënoi mbrojtësi Martinez, në minutën e 38-të të sfidës. Ndërkohë që për të vulosur sfidën, mendoi mesfushori Doumbia, në minutën e 51-të.  

Kështu, Partizani i Oltijon Kërnajës i rrëmben Dinamos vendin e katërt dhe shkon në kuotën e 42 pikëve. Në krahun tjetër me 39 pikë, dinamovitët zbresin në vendin e 5-të.

Dinamo 0 – 2 Partizani (Martinez 38', Doumbia 50')

“Abissnet Superiore”: Java 27
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Juxhin Xhaja

FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Teixeira, Guindo, Vila, Bregu, Nani, Qefalija, Dita, Berisha, Aliji, Neziri. Trajner: Ilir Daja.
PARTIZANI: Qirko, Martinez, Atanaskoski, Bytyçi, Ismaili, Human, Buxhelaj, Fadairo, Sidibe, Doumbia, Qaka. Trajner: Oltijon Kërnaja.

NDESHJA:
90+3' Mbyllet 0-2 ndeshja.
50' GOL PARTIZANI! Shënon Doumbia.

45+7' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
38' GOL PARTIZANI! Shënon Martinez.

21' Partizani shënon me Human, goli anulohet për "offside".

12' Sidibe i vetëm me Teqjan, super reagim nga portieri dinamovit.

4' Goditje e bukur nga Nani, Qirko shpëton Partizanin.

1’ Shkelmohet topi i parë në derbi, nis sfida mes Dinamos dhe Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu