Tirana 2 – 1 Partizani (Kresic 65', Alvarez 84' / Human 23')
“Abissnet Superiore”: Java 33
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Florjan Lata
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Bekaj, Vera, Ndong, Halili, Kresic, Rafael, Myslovic, Kobiljar, Haxhiu, Xhixha, Tabekou. Trajner: Orges Shehi.
PARTIZANI: Qirko, Preka, Sembene, Atanaskoski, Murataj, Qaka, Doumbia, Human, Isgandarli, Sidibe, Contreras. Trajner: Oltijon Kërnaja.
LIVE:
84' GOL TIRANA! Shënon Alvarez.
81' Prekje me dorë brenda zonës "bardheblu", te Partizani duan penallti! Arbitri Lata thotë "JO".
65' GOL TIRANA! Shënon Kresic.
61' Goditje e bukur, por Qirko bëhet i pakalueshëm.
60' Nga porta në portë, Qirko dhe Bekaj protagonistë.
54' Gabim amatoresk nga ana e Sembene, Partizanin e shpëton sërish Qirko.
49’ Super aksion nga Tirana, por Pano Qirko tregohet i vëmendshem dhe vendimtar.
46’ Nis pjesa e dytë.
45+3' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
45+2' Rast i mirë për Tiranën, Atanaskoski shpëton të kuqtë.
35' Qirko dhe Sembene s'kuptohen me njëri-tjetrin, Myslovic s'ia del të shënojë me portën bosh.
23' GOL PARTIZANI! Shënon Human.
5' Nxehen gjakrat në derbi, përplasen Ndong dhe Sidibe për shkak të një ndërhyrjeje.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Air Albania”, nis derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.
