Foto ilustruese/ Marjo Kola, Dani Carvajal, Xhulio Skuka
Partizani ia doli që të fitonte dje derbin përballë Tiranës, sfidë e cila ishte e vlefshme për javën e 24-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, u mbyll me shifrat 2-0.
Një nga lojtarët kyç për të kuqtë në këtë sukses, ishte edhe mbrojtësi Marjo Kola. Ky i fundit duket se ka fituar zemrën e trajnerit Kërnaja, tifozëve, por edhe të shokëve të ekipit.
Është Xhuliano Skuka i cili ka komentuar së fundmi në postimin e Kolës, me këtë të fundit që ka publikuar foto nga ndeshja. “Carvajali im”, shkruan Skuka, duke krahasuar futbollistin e kuq me legjendën e Real Madrid.
Poll
