Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kërnaja ka ndryshuar ekipin”, Ismaili tregon “sekretin” e fitores në derbi: Na motivoi Bylisi!

Shkruar nga NEWSPORT
“Kërnaja ka ndryshuar ekipin”, Ismaili tregon
Redon Ismaili

Partizani ka fituar derbin përballë Tiranës, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-2 në favor të të kuqve. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", mesfushori i Partizanit, Redon Ismaili. 

“Jam shumë i lumtur për 3 pikët se na nevojiten për vazhdimësinë. I lumtur që kryeva detyrat e mia mirë, më mirë se ndeshjet e tjera. Duke marrë parasysh që kemi humbur 2 herë radhazi me Tiranën, ua kishim borxh tifozëve. Kjo fitore shkon për të gjithë dhe presidentin, stafin dhe “Ultras Guerrils” që na mbështesin.

Duke marrë parasysh që kam qenë i dëmtuar, nga ndeshja në ndeshje mora formën time. Duke ma dhënë besimin stafi dhe duke marrë minutat, do vij në formën time që s’e kam treguar. Të bëj detyrat që më jep trajneri dhe të shkoj përpara.

Gjithë ky besim, nga erdhi? Duke marrë parasysh që fituam përballë Bylisit, ato 3 pikë na dhanë besim dhe motivim. Sot e kishim detyrim për të fituar derbin e sotëm, besoj që e merituam. E dimë të gjithë që me trajnerin e ri ka ndryshuar gjithçka, kemi vetëm 1 humbje. Shpresojmë të fitojmë me Flamurtarin dhe të shkojmë në krye ku e kemi vendin”, tha Ismaili.

Poll

Lexo gjithashtu