Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kampionati shqiptar shumë i fortë”, Gvozdenovic i qetë pasi i dha leksione Vllaznisë: Asgjë s’ka mbaruar! Do luajmë me ekipet e mbijetesës, por ky s’është bonus

Shkruar nga NEWSPORT
“Kampionati shqiptar shumë i fortë”, Gvozdenovic i
Ivan Gvozdenovic

Elbasani ka triumfuar në shtëpi përballë Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 3-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Ivan Gvozdenovic.

“Si trajner ende s’e kam përjetuar diçka të tillë. Ky vit nuk kishte vetëm këtë ndeshje të bukur dhe me emocione. Por tani që jemi afër fundit të kampionatit, çdo ndeshje ka tjetër frymëmarrje brenda fushës. Edhe ne si staf do të festojmë pak. Një ditë e bukur për ne, falënderoj tifozët për mbështetjen, sot ishte një atmosferë fantastike, 7 apo 8 mijë tifozë. Një respekt i madh për ta.

Ndoshta nga pikët, jemi më të qetë 3 javë para fundit të kampionatit. Por ende nuk është vendosur asgjë. Nga ana e motivit, nga ana psikologjike, ne jemi më të fortë dhe më mirë. Në golin e parë ishim shumë agresivë, mendoj se çunat merituan ta fitonin ndeshjen. Luftoi edhe Vllaznia, rrezikoi, por përsëri pas golit të Vllaznisë, goli i 3-të i bukur nga Lajthia, situata u menaxhua më mirë.

As për ne, as për Shkodrën, Egnatia, Partizanin apo Dinamon, duhet të presim akoma për titullin. Vora, Bylis dhe Tirana në vazhdim, bonus apo vështirësi? Nuk kemi bonus, sepse kampionati shqiptar është shumë i fortë. Vështirësi kemi, sepse ata do të luftojnë fort, ashtu siç do të luftojmë edhe ne. Por do të jenë 3 javë të forta për ne, nuk është bonus”, tha Gvozdenovic.

Poll

Lexo gjithashtu