Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi 1-2. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", autori i dy golave Xhonatan Lajthia.
“Fatkeqësisht nuk e bëra dot të 3-tin, ishallah herën tjetër. Mundohem që të jap më të mirën në çdo ndeshje. Falënderoj Zotin për formën e mirë që kam. Unë dhe gjithë ekipi shpresojmë që të vazhdojmë kështu, deri tani jemi në rrugën e duhur.
Patjetër që ka falënderim edhe për trajnerin e gjithë ekipin. Trajneri ka meritën e vet, me cilësitë e veta vendos ekipin në fushë dhe e falënderoj për besimin që më ka dhënë edhe për detyrat. Mendoj se jemi në rrugën e duhur deri tani me detyrat e tij. Trajneri përbën një rol kryesor në formën e çdo lojtari, jo vetëm timen. Nuk jam tip i fjalëve, mundohem të jap 100% në stërvitje dhe ndeshje. E falënderoj me maksimumin në fushë.
Çfarë ka ndryshuar nga Lajthia brenda sezonit? Mendoj që ka ndryshuar gjatë këtij viti, e kam ndryshuar vetveten time me stërvitje. Stërvitja për mendimin tim është kryesorja, ajo të rrit. Pastaj, siç e thashë edhe përpara, besimi nga stafi, trajneri, shokët. Edhe eksperienca përbën një rol kryesor”, tha Lajthia.

