Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi 1-2. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Ivan Gvozdenovic.
“Është fitorja e 3-të, Partizani, Tirana, Flamurtari, e dyta në kampionat. Jam krenar për çunat. Sot ishte një ndeshje e vështirë, edhe si lojtar me Skënderbeun e dija që do ishte atmosferë zjarr, lojë me nerva.
Dalim mirë me 3 pikët, është e rëndësishme për ne. Jemi në vendin e parë bashkë me Vllazninë, po shkon mirë. Faza e 4-t shumë e rëndësishme dhe e fortë, jam shumë i lumtur patjetër. Dëmtimi i Janacek? Me çfarë dëgjova, është keq, ndoshta do të presim edhe pak, por me çfarë dëgjova ka mbyllur sezonin, por do presim edhe pak për konfirmimin.
Boye është lojtar shumë i mirë, por cilësia e tij është pa top, kur sulmon hapësirat boshe. Kjo ishte ideja, për të hapur hapësira për Boye.
Edhe Kasa ishte aktivizuar kundër Partizanit dhe Tiranës, ka qenë uinger. Tani është në krahun majtas për të mbrojtur. Ai ka cilësi dhe karakter për të ndihmuar në sulm. Sot e tregoi që është gati. Sigurisht që do të fitojë edhe minuta. Kemi shumë ndeshja para Final 4, por duhet të fitojë formën për ndeshjet e radhës.
Mund të shkonte më keq takimi? Nuk kisha frikë, ne nuk kemi frikë. Por ishte moment i vështirë disa minuta. Çunat e menaxhuan mirë nga minuta e parë, në minutën e fundit. Flamurtari ka cilësi dhe ka ekip për Superligë, është e vështirë në Vlorë.
Vendi i parë, presioni më i madh, sa të përgatitur jeni nga ana psikologjike për ta mbajtur? Do të flasim bashkë, ndoshta nuk jam drejtë. Nuk është hera e parë në vendin e parë, presion kemi. Tani, neve e dimë si ta mbajmë presionin, e treguam edhe sot. E vështirë për ta mbajtur, por do të luftojmë. Sot treguam që jemi skuadër e pjekur edhe me cilësi, për të menaxhuar lojë edhe nerva. Kemi 8 ndeshje të shohim”, tha Ivan Gvozdenovic.
