Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Futbollistët e Flamurtarit “humbasin” 200 milionë lekë! ÇFARË PO NDODH TE EKIPI VLONJAT

Shkruar nga NEWSPORT
Futbollistët e Flamurtarit “humbasin” 200 milionë
Flamurtari

Kanë mbetur edhe 7 javë deri në mbylljen e sezoonit 2025-2026 në Superiore, aty ku gara ështe hapur jo vetëm për Final Four, por edhe mbijetesën. Skuadra e Flamurtarit e nisi këtë edicion me pritshmëri të larta, e shoqëruar me investim serioze në tregun e lojtarëve.

Megjithatë, skuadra vlonjate është “zhytur” në vendin e fundit me 24 pikë, 6 pikë më pak për të dalë nga “zona e ftohtë” e renditjes. Para ndeshjes së djeshme me Bylisin, presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi, vendosi bonus 200 milionë lekë të vjetra, nëse ekipi do ia dilte të merrte 7 pikë në 3 ndeshjet e radhës.

“Misioni” dështoi që në duelin e parë, humbja karshi ballshiotëve me shifrat 1 – 2, çka do të thotë se e kanë të pamundur për të arritur objektivin e vendosur nga presidenca.   

Poll

Lexo gjithashtu