Berat Gjimshiti dhe ndeshja Marseille - PSG
Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti, me shumë gjasa po përjeton ditët e fundit si lojtar i Atalantës. 33-vjeçarit i skadon kontrata gjatë kësaj vere dhe ekipi bergamask nuk është i interesuar për të vazhduar bashkëpunimin.
Burime për media ndërkombëtare, bëjnë të ditur se Marseille ka shfaqur interesim për të marrë në gjirin e saj Gjimshitin. Madje, shkohet me tej se kanë nisur kontaktet e para.
Qendërmbrojtësi shqiptar është i interesuar për të kaluar në Francë, çka e bën akoma më të thjeshtë finalizimin e “aksit” Bergamo-Marseille.
Prej verës së vitit 2018-të, Berat Gjimshiti ka luajtur rregullisht me Atalatën, ndërsa arritja më e madhe, përkon me triumfin në Europa League, sezoni 2023-2024.
Poll
