Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FSHF nuk ndalet, DHURATË fantastike për klubet e Superiores dhe jo vetëm

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF nuk ndalet, DHURATË fantastike për klubet e Superiores dhe jo
Superiore

Federata e Futbollit ka ndërmarrë një projekt të rëndësishëm për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e fushave të futbollit në vend. Pas organizimit të workshop-it me klubet e “Abissnet Superiore”, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë, për trajnimin e përgjegjësve të mirëmbajtjes së fushave, FSHF ka vendosur të dhurojë makineri të specializuara për mirëmbajtjen e tyre.

Ky projekt ka nisur me klubet e “Abissnet Superiore” dhe katër klube të tjera nga Kategoria e Parë, të cilat do të pajisen me makineri për kositje bari, shpërndarje të plehut granular dhe fertilizues të lëngshëm. Këto mjete do të ndihmojnë në mbajtjen e fushave në kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve.

Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, prezantoi projektin përpara përgjegjësve të mirëmbajtjes, duke theksuar se ky është vetëm fillimi dhe se FSHF do të vijojë me dhurimin e makinerive të tjera për të gjithë klubet, në mënyrë që infrastruktura futbollistike të përmirësohet ndjeshëm.

FSHF nuk ndalet, DHURATË fantastike për klubet e Superiores dhe jo
 

“Federata e Futbollit ka iniciuar projektin për mirëmbajtjen e fushave të stadiumeve dhe fushave stërvitore. Pa një fushë të mirë, nuk do të kemi edhe futboll të mirë. Përveç seminareve që kemi organizuar për të kualifikuar punonjësit e mirëmbajtjes, Federata ka miratuar që t’i furnizojë klubet me një pjesë të makinerive, traktorin për kositjen e barit, hedhjen e fertilizuesit, si dhe makinën e vijëzimit.

Përsa i përket makinerive të tjera, ato janë makineri të cilat do të jenë të përqendruara dhe do t’u shërbejnë të gjitha fushave. Nga ana juaj, ne kërkojmë që këto makineri t’i mirëmbani, sepse historia ka treguar që jo gjithmonë janë mirëmbajtur. Ne do të ruajmë të drejtën që të vijmë të bëjmë kontrolle për të parë se si mirëmbahen këto makineri. Ne do të shikojmë pastaj edhe mundësinë që të sigurojmë edhe makineri të tjera, që ju të jeni të pavarur në mirëmbajtjen e fushave”, – tha Dervishaj.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, vuri në dukje rëndësinë e madhe që ka mirëmbajtja e fushave. Ai theksoi se FSHF do të ndjekë nga afër procesin dhe ka vendosur që çdo tre muaj të akordojë një bonus për fushën më të mirë të mirëmbajtur.

“Pika më e rëndësishme është mirëmbajtja. Një pjesë e juaja e dini shumë mirë që, para Kampionatit Europian U-17, që ne erdhëm nëpër klubet e juaja dhe një pjesë ju kishim dhënë edhe makineri përpara, pjesa më e madhe e fushave linte shumë për të dëshiruar. Në disa fusha dhe stadiume janë bërë punime pothuajse nga e para, punime të thelluara që na kanë marrë goxha kohë dhe kosto. Me këto shpenzime që Federata po bën për ju, me të gjitha këto pajisje që do të merrni, pika më e rëndësishme është mirëmbajtja. Nuk është vetëm bonusi që ne do japim çdo tre muaj për fushën më të mirë; do të jenë kontrolle periodike të vazhdueshme. Edhe me seminaret që kemi bërë. Kemi bërë dy herë seminare dhe ju keni qenë pjesëmarrës, nëse është e nevojshme, ne bëjmë prapë të tjera, që ju të trajnoheni akoma dhe më shumë. Pika më e rëndësishme është mirëmbajtja. Duhet përkushtim maksimal te mirëmbajtja”, – tha Shulku.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga