Dinamo dhe Tirana po përballen sot në kuadër të javës së 32-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, ka nisur prej orës 19:15, për shkak vonesash.
Numri i tifozëve nuk është i lartë, por në tribunë është shfaqur një fytyrë mjaft e njohur e futbollit shqiptar. Ish trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka zgjedhur që ta shohë derbin nga stadiumi.
Krah ish-it të kuq, është edhe ish drejtori teknik i “Demave”, Sokol Haxhia. Gega, i cili ka marrë trajtën e legjendës nga tifozët e kuq, sot ka zgjedhur që të jetë pranë bardhebluve dhe Dinamos, rivalëve të Partizanit në kryeqytet.
Kujtojmë që javën e ardhshme, Partizani dhe Tirana do të përballen në derbin e kryeqytetit, sfidë që premton spektakël dhe emocione.
