
Partizani triumfoi në transfertë përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës përfundoi 0-1 në favor të “Demave”.
Megjithatë, gjithçka po merrte “maloren” për Partizanin, kur Flamurtari barazoi me Oshafin në minutat e fundit. Për arbitrin Erjon Bylykbashi, gjithçka ishte e rregullt, pasi nuk pa prekjen me dorë të Maksutit në momentin e aksionit.
Por, në dhomën e VAR-it, Emanuela Rusta u tregua e gatshme, duke thirrur Bylykbashin për ta parë përsëri rastin. Pas rishikimit, goli u anulua dhe Rusta “zhvlerësoi” vendimin e arbitrit kryesor.
Vlen të përmendet se Rusta mori në dorë situatën edhe në fundin e pjesës së parë, kur Bylykbashi vendosi "pro" një penallti, por pas rishikimit në VAR, 11-metërshi nuk u dha.