
Flamurtari 0 – 1 Partizani (Trashi *ag* 62')
Partizani ka triumfuar në transfertë përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi 0-1 në favor të “Demave”.
Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja debuton kështu me fitore dhe me një lojë shumë të bukur. Teksa fitoren e vendosi autogoli i Lorenc Trashit, një ish i skuadrës së kuqe.
Me këtë fitore, “të kuqtë” largohen nga zona e ftohtë, duke u ngjitur në vendin e 7-të me 7 pikë. Në krahun tjetër, Flamurtari me vetëm 2 pikë pas 7 ndeshjesh, mbetet i fundit në klasifikim.
Kategoria Superiore: Java e 7-të
Stadiumi: “Flamurtari”
Arbitër: Erjon Bylykbashi
FORMACIONET ZYRTARE:
FLAMURTARI: Aleksovski; Squadrone Telushi, Todoroski, Trashi, Ramani, Murataj, Urbaez, Emene, Bolzan, Maksuti. Trajner: Françesko Moriero.
PARTIZANI: Qirko; Atanaskoski, Çipi, Sembene, Marku, Doumbia, Mehmeti, Ismaili, Isgandarli, Da Silva, Skuka. Trajner: Oltijon Kërnaja.
LIVE:
90+6' Mbyllet 0-1 ndeshja.
85-87' Flamurtari shënon gol, Skuka "sherr" me Morieron dhe VAR-i anulon golin.
62' GOL PARTIZANI! Autogol i Lorenc Trashit.
49' Kombinime mes Skukës e Isgandarli, goditja e këtij të fundit përfundon jashtë.
46' Nis pjesa e dytë.
45+9' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
37' Shënon Flamurtari, por goli anulohet për pozicion të parregullt.
25′ Lajm i keq për trajnerin Kërnaja, dëmtohet Çipi. Vendin e tij e merr Janjeva.
23' Rast i mirë për Skukën, topi shkon jashtë.
16’ Gabim i Sembene, por Flamurtari nuk përfiton.
5-9' Telushi ndërhyn ndaj Skukës. Bylykbashi akordon penallti, por VAR-i i ndryshon mendjen.
1’ Shkelmohet topi i parë në Vlorë, nis dueli mes Flamurtarit dhe Partizanit.