 
Ditën e sotme, në orën 17:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e para të javës së 32-të të Superiores. Partizani pret në shtëpi ekipin e Laçit, ndërsa Dinamo luan në transfertë me Skënderbeun.
Tashmë Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur edhe për arbitrat që do të vendosin drejtësi në këto dy ndeshje. Më poshtë do të njiheni me grupin e gjyqtarëve që do të gjykojnë në “Arenën e Demave” dhe stadiumin “Skënderbeu”.
ARBITRAT:
Partizani-Laçi
Arbitër kryesor:Florjan Lata 
Asistent 1:Mario Shazivari 
Asistent 2:Ergys Spahiu 
Arbitër i 4:Klodian Shahini 
Var:Albert Doda 
Avar:Andi Koçi
Skënderbeu-Dinamo
Arbitër kryesor:Laver Alla 
Asistent 1:Devis Korreshi 
Asistent 2:Stivi Met-hoxha 
Arbitër i 4:Silvio Dyrmishi 
Var:Emanuela Rusta 
Avar:Erjon Bylykbashi
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       