Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Vllaznia “TRONDITET” në momentin delikat të sezonit, lideri i sulmit do të OPEROHET

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Vllaznia “TRONDITET” në momentin delikat të
Vllaznia

Ndodh asaj që i druheshin më shumë tek Vllaznia, pasi është vendosur që Lirim Kastrati t’i nënshtrohet operacionit, pas dëmtimit që pësoi në përballjen e fundit me Egnatian në Rrogozhinë.

Newsport mëson se sulmuesi nga Kosova nuk i ka shpëtuar dot ndërhyrjes kirurgjikale, një lajm aspak i mirë për shkodranët, të cilët duhet të bëjnë pa 27-vjeçarin deri në përfundim të këtij sezoni, pasi koha e rikuperimit pritet të jetë tepër e gjatë për liderin e sulmit.

Momentalisht Vllaznia mban vendin e parë me pikë të barabarta me Elbasanin e vendit të dytë, 52, dhe ndeshjet e radhës do të jenë një test i rëndësishëm force për të besuarit e Edi Martinit, me këtë të fundit që i duhet të mendojë për alternativa të tjera në majën e sulmit për të zëvendësuar Kastratin.

Poll

Lexo gjithashtu