Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ “Tirana ka arsye më të rëndësishme se Partizani për të fituar!” Ish-kapiteni bardheblu Gent Muça besimplotë prag derbi: Do të fitojmë 2-1, ja cilët do të shënojnë

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ “Tirana ka arsye më të rëndësishme se
Gentian Muça

Tirana dhe Partizani do të përballen këtë të shtunë në kuadër të javës së 33-të të “Abissnet Superiore”. Derbi i kryeqytetit, që padyshim është panorama më e bukur e kampionatit, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, duke nisur prej orës 19:00.

Në prag të këtij dueli, në një intervistë për “Newsport.al”, ka folur edhe një ish-protagonist i kësaj ndeshjeje vitrinë, ish-kapiteni Gentian Muça.

Ky i fundit është kthyer pas në kohë, duke përshkruar ndjesitë, teksa është ndalur edhe te problematikat e bardhebluve. Ndër të tjera, Muça ka bërë parashikimin e tij, ku sipas ish-kapitenit, Tirana do të triumfojë me shifrat 2-1.

Derbi i kryeqytetit, një duel me shumë kujtime për ju. Cila është gjëja e parë që ju vjen në mendje kur kujtoni këtë ndeshje?

Derbi është një emocion i veçantë që çdo lojtar ka dëshirën ta përjetojë. Gjithashtu është edhe një përgjegjësi e madhe për vetë historinë që përfaqësojnë të dy klubet.

Çfarë mund t’i shpëtojë bardheblutë nga drama e rënies?

Tirana ka kaluar një vit jo të zakonshëm, por gjendja aktuale e skuadrës është e mirë, fryma është shumë pozitive dhe derbi, si shumë herë, ka qenë vendimtar për fatet e sezonit!

Cili mendon se është problemi i gjendjes së ekipit të Tiranës, ku çalon?

Fakti që ka pasur shumë lojtarë të huaj nuk e ka ndihmuar skuadrën të ketë kohezion dhe shkrirje mes lojtarëve. Gjithashtu, e mirëkuptoj vështirësinë e lojtarëve shqiptarë, të cilët mbajnë peshën kryesore në skuadër.

Pika më e dobët dhe ajo më e fortë e ekipit bardheblu?

Siç e thashë, ndërthurja e lojtarëve dhe balancat, me ardhjen e trajnerit, e kanë rregulluar këtë problematikë.

Çfarë ka më shumë Tirana se Partizani, sigurisht përveç titujve kampionë?

Arsyeja e mbijetesës, pra nevoja për fitore, te Tirana është më e madhe sesa arsyeja e Partizanit (Final 4).

Si do t’i motivonte kapiten Genti këta lojtarë në dhomat e zhveshjes para derbit?

Për një lojtar të Tiranës nuk ka mbështetje më të madhe sesa përkrahja në shkallët e stadiumit! Të shtunën, familjarisht, për të parë Tironën!

Një mesazh për tifozët e Tiranës në prag derbi?

Tifozët nuk i kam aspak merak. Si gjithmonë, ata janë bukuria e derbit.

Dhe e fundit, rezultati përfundimtar sipas jush. Nëse do “rrezikoni” pak, edhe golashënuesit?

2-1 për Tiranën! Mendoj se rrugën e rrjetës do ta gjejnë Tabekou dhe Xhixha.

Poll

Lexo gjithashtu