Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Edi Martini dhe Vioresin Sinani në krye të skuadrës, Vllaznia e sezonit të ri “Made in Shkodra”

Shkruar nga NEWSPORT
Edi Martini dhe Vioresin Sinani në krye të skuadrës, Vllaznia e
Vllaznia

Vllaznia pasi dështoi të fitonte titullin përballë Egnatias bëri disa ndryshime të rëndësishme. Kuqeblutë larguan Thomas Brdaric dhe Tefik Osmanin për të marrë Edi Martinin dhe Vioresin Sinanin.

I pari si trajner, ndërsa i dyti si drejtor sportiv. 2 shkodranë në krye të Vllaznisë, tashmë të hedhur në sulm për përforcimet. Nga sa mësohet Vllaznia e sezonit të ri do të jetë e gjitha “made in Shkodra”.

Shumë futbollistë shkodranë përflitet se do të rikthehet në “Loro Boriçi”, pasi drejtuesit synojnë të luajnë me “djemtë” e tyre, të cilët më shumë se çdo futbollist tjetër e ndjejnë fanellën. Një merkato mjaft cilësore pritet nga kuqeblutë, të cilët nuk do të lejnë anash as akademinë.

Me shumë kuriozitet pritet të mësohet se kush do të jenë emrat që do të rikthehen dhe riveshin fanellën e shkodranëve dhe kush do të jenë risitë e kësaj merkatoje në Shkodër.

Skuadra vazhdon pushimet, por drejtuesit vazhdojnë punën, pasi siç dihet Conference League është “prapa dere” dhe ekipi duhet të jetë sa më shpejt gati për pjesëmarrjen në këtë turne, ku synojnë të shkojnë sa më larg.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga