
Tifozet e Vllaznise
Vllaznia do ta nisë sezonin e ri në Superiore në shtëpi, ku do të presë Egnatian në “Loro Boriçi”. Përballje kjo që do të ngre siparin e kampionatit, me ekipet që do të zbresin në fushë ditën e premte në orën 20:00.
Një përballje mjaft interesante që vë përballë 2 nga ekipet e “Final – Four” të sezonit të kaluar. Shkodranët këtë herë kërkojnë “hakmarrjen” ndaj kampionëve aktualë, të cilët i mposhtën kuqebklutë në finalen e titullit.
Jemi vetëm 2 ditë para kësaj sfide dhe klubi shkodran ka nxjerrë në shitje biletat. Ndërkohë ka bërë të ditur edhe çmimet e tyre që variojnë nga 200 lekë në 1500 lekë.
View this post on Instagram
Poll