Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dy supersfida luhen paralelisht, derbi “paralizon” kryeqytetin (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Dy supersfida luhen paralelisht, derbi “paralizon” kryeqytetin
"Abissnet Superiore"

Superiorja do të luajë dy ndeshje shumë të rëndësishme ditën e sotme dhe mjaft delikate. Dy supersfida do të marrin vëmendjen në të njëjtën orë, teksa luhen paralelisht dhe janë të vlefshme për javën e 27-të.

Në orën 19:00 të gjithë tifozët do të jenë “sy e veshë” nga “Air Albania” dhe në “Egnatia Arena”. Në Tirana do të luhet derbi mes Dinamos dhe Partizanit. Një duel mjaft i luftuar dhe një ndeshje direkte për vendin e 4-të në klasifikim, pozicion që të siguron në “Final – Four”. Siç dihet aktualisht të dyja kanë pikë të njëjta, nga 39 pikë secila.

Ndërkohë në Rrogozhinë do të sfidohen Egnatia dhe Teuta. Rrogozhinasit do të duhet patjetër fitorja për të mbajtur hapin e Elbasanit dhe për të shfrytëzuar mundësinë për të ngushtuar diferencën me Vllazninë, me shkodranët që u mposhtën nga Flamurtari. Nga ana tjetër durrsakët gjithashtu janë po aty, gati për të përfituar nga hapat fals të Dinamos dhe Partizanit për të shpresuar deri në fund për një vend në “ Final – Four”.

Dy supersfida luhen paralelisht, derbi “paralizon” kryeqytetin
 

 

Poll

Lexo gjithashtu