
Skënderbeu prej ditëhs vazhdon përgatitjet intensive për duelin me Teutën. Takim i vlefshëm për javën e 4-të të Superores dhe që do të luhet ditën e enjte në orën 19:00.
Korçarët kërkojnë të vazhdojnë me serinë e fitoreve dhe në shtëpi nuk u lejohen hapa fals. Për këtë takim një nga titullarët i ka shkaktuar “dhimbje koke”. Dejvid Janaqi është i dëmtuar dhe nuk dihet ende nëse do të mund t’ia dalë të jetë i gatshëm ndaj durrsakëve.
Deri ditën e ndeshjes, gjendaj e 21-vjeçarit do të shikohet me imtësi nga stafi mjekësorë, me këto të fundit që do të japin më pas edhe fjalën e tyre të fundit pë të. Ndërkohë trajneri serb pret që të bashkohen me ekipin edhe Nikaj e Rashica, me këto të fundit që janë të angazhuar me Kombëtaren U-21.