Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo – Egnatia përplasen për vendin e dytë, tifozët “sy e veshë” edhe në Tiranë. Njihuni me AXHENDËN e javës së 16-të të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo – Egnatia përplasen për vendin e dytë, tifozët
Superiore

Superiorja do të luajë sërish në fundjavë ndeshjet e radhës. Ekipet do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 15-të të kampionatit.

Saktësisht kjo javë do të luhet e ndarë në 2 ditë, të shtunë dhe të dielë. Të shtunën janë në program 3 përballje që do të luhen në orare të ndryshme. Vora do të presë Elbasanin, ora 16:30, teksa mbetet i pa përcaktuar stadiumi ku do të zhvillohet, për shkak se stadiumi i Vorës ende nuk ka përfunduar.

Ndërkohë në orën 16:30 do të sfidohen mes tyre Partizani dhe Flamurtari. Takim ky që do të zhvillohet në “Arenën e Demave”, për të vazhduar më pas me përballjen mes Teutës dhe Tiranës në “Niko dovana”. Dy ekipet do të sfidohen mes tyre duke nisur që nga ora 19:30.

Nga ana tjetër, të dielën do të përballen Vllaznia – Bylis në orën 16:30 në “Loro Boriçi” dhe dueli i fundit i kësaj jave do të jetë mes Dinamos e Egnatias në orën 19:00.

TË SHTUNËN:

Vora-Elbasani (16:30, por stadiumi mbetet i pa përcaktuar)

Partizani-Flamurtari (16:30)

Teuta-Tirana (19:30)

TË DIELËN:

Vllaznia-Bylis (16:30)

Dinamo-Egnatia (19:00)

Poll

Lexo gjithashtu