Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Derbi Tirana – Partizani, drejtori i kuq s’sheh renditjen e ekipeve: Ky është kulmi i futbollit shqiptar!

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi Tirana – Partizani, drejtori i kuq s’sheh renditjen e ekipeve:
Genc Tomorri

Tirana dhe Partizani do të përballen sot në kuadër të javës së 15-të të Superiores. Derbi i kryeqytetit që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë prej orës 18:00. Para këtij dueli ka folur drejtori i akademisë së Partizanit, Genc Tomorri.

“Ky është niveli më i lartë i futbollit shqiptar, pa harru derbet e tjera. Por me formimin e Tiranës dhe Partizanit kanë treguar që është derbi më i madh në Shqipëri. Unë i kam provuar, është kulmi i futbollit shqiptar.

E shoh që nuk është si përpara, si pjesëmarrja, pasi gjithmonë ka pasur plot spektatorë. Kishin kënaqësinë e futbollit që luhej. Partizani ka bërë ndryshim me trajneri ne ri, ka impuls tjetër, edhe neve edhe Tiranës s’na takon ky vend. Partizani e ka bërë një kthesë, Tirana akoma, problemi i Tiranës mbetet i tyre.

Fitorja? Padyshim që kur marrim derbin që humbi Partizani 3-0, krijoi një boshllëk. Tirana nuk e mori feedback e fitores me Partizanin dhe shkoi më poshtë. Partizani tek fitoret me Tiranën ka qenë për të ecur më sipër, për të shkuar në Final Four dhe për të luftuar për titull”, tha Tomorri.

Poll

Lexo gjithashtu