Ditën e nesërme padiskutim që vëmendjen kryesorë të tifozëve do ta marrë derbi Dinamo – Partizani. Përballje kjo që do të startojë në orën 19:00 dhe që do të luhet në “Air Albania”.
Nëj sfidë mjaft delikate dhe shumë e luftuar pritet nga ekipet si në fushë edhe në tribuna. Si një ndeshje derbi dhe që luhet për vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit, pritet që shkallët e stadiumit të mbushen me tifozët e dy ekipeve.
Për këtë klubi i Dinamos ka nxjerrë në shitje edhe biletat. Madje kanë bërë të ditur edhe çmimet e tyre.
Kështu një biletë në tribunën e miqve dhe në tribunën N kushton 500 lekë, për të vazhduar me 700 lekë në tribunën E. Në tribunën W një biletë kushton 2000 lekë, ndërsa në atë W 104 kushton 3000 lekë.
View this post on Instagram
