Siç dihet, për shkak të trazirave dhe të luftës në Lindjen e Mesme, kryesisht në Iran, Jasir Asani është rikthyer në Shqipëri. Pikërisht në vendin tonë, sulmuesi po stërvitet me ish-ekipin e tij, Partizanin..
Së fundmi, Xhuliano Skuka ka publikuar një foto në “InstaStory”, ku shihet pikërisht krah Asanit. Ndërsa dyshes, i është bashkuar edhe portieri i kuq, Alban Hoxha. “Tirona”, shkruan Skuka, teksa shkronjën “O” e ka zëvendësuar me ngjyrën e kuqe, atë të ekipit të zemrës.
Një foto që “thotë” shumë, ndoshta për të ardhmen. Asani ka të drejtën që në verë të bashkohet me Partizanin, duke mbyllur kështu aventurën me Esteghlal në Iran.
Kështu, Xhulio Skuka krah Asanit dhe Hoxhës, ka “çuar peshë” zemrat e tifozëve të kuq, për krijimin një ekipi të “frikshëm”.
