Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

45 minuta “zjarr” për Partizanin, çfarë rikthimi fantastik për Albers Kekon… Gol dhe një pjesë e parë spektakolare

Shkruar nga NEWSPORT
45 minuta “zjarr” për Partizanin, çfarë rikthimi
Albers Keko, sulmues i Partizanit

Partizani ka arritur të fitojë në 45 minutat e para kundër Laçit, ndeshje e vlefshme si miqësore. Skuadra e drejtuar nga trajneri Oltijon Kërnaja ka zhvilluar një pjesë të parë të kënaqshme, teksa dozat e lumturisë i shton më shumë edhe autori i golit të realizuar.

Bëhet fjalë për Albers Kekon, sulmuesin e kuq që kaloi një dëmtim të rëndë duke qëndruar plot 6 muaj jashtë fushave. Ai tashmë është gati për skuadrën dhe këtë e ka treguar edhe me golin e shënuar në minutën e 38-të të pjesës së parë.

Kujtojmë që kampionati shqiptar është në një moment pauze, megjithatë Partizani ka zgjedhur të zhvillojë një test miqësor për të mbajtur lojtarët në formë në mënyrë që të jenë gati për pjesën e mbetur të sezonit. Rikthimi i Kekos në fushë dhe veçanërisht me gol shton hallet e luksit për trajnerin Kërnaja sa i përket formacioneve titullare.

Poll

Lexo gjithashtu