Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"O Tirona, o Tirona, o Tirona ale, ale", tifozi i TIRANËS futet në dhomat e zhveshjes, festë e çmendur pas triumfit në derbi (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
"O Tirona, o Tirona, o Tirona ale, ale", tifozi i TIRANËS futet

Katër gola, spektakël dhe në fund trofeu u ngjyros bardheblu. Kjo ishte tabloja e finales së Kupës së Shqipërisë mes Tiranës U-17 dhe Partizanit U-17 përfunduar me shifrat 4-0. Pas takimit, festa ishte legjitime për të besuarit e trajnerit Migen Memelli që në dhomat e zhveshjes iu bashkua edhe një tifoz special.

Bëhet fjalë për Alban Berishën, njeriun që ndjek çdo ndeshje, mjafto të jenë në fushë ngjyrat bardheblu. Bashkë me lojtarët dhe trajnerin Migen Memelli ai shfaqet duke kënduar: "O Tirona, o Tirona, o Tirona ale, ale".

Jo më larg se në ndeshjen e shkuar të Tiranës kundër Kukësit (2-1), tifozi special bëri xhiron e rrjetit për shkak të emocioneve të treguara, aq sa shfaqej në një foto duke ndjekur takimin i shtrirë nga tribuna e "Air Albania Stadium".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga