Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Liverpool “rrëshket” sërish në kampionat, dopieta e Welbeck ndëshkon "The Reds"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Liverpool “rrëshket” sërish në kampionat,
Brighton-Liverpool

Brighton ndal Liverpoolin duke i shkaktuar humbjen me përmbysje në rezultatin 2-1, e vlefshme për javën e 31-të në Premier League.

Ndeshja e luajtur në “Amex Stadium” nisi me avantazhin e vendasve, ku Welbec shënoi golin e parë në minutën e 14-të, por “The Reds” u kundërpërgjigjën shpejt në minutën e 30-të falë golit të Milos Kerkez.

Në fraksionin e dytë, Welbeck shënon të dytin personal dhe të fundit të takimit në minutën e 56-të duke shtangur skuadrën e Arne Slot që del pa pikë në këtë transfertë.

Me këtë disfatë, Liverpool mbetet në vendin e pestë me 49 pikë, ndërsa Brighton me këtë fitore shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e 8-të.

GOLAT:

Goli i Welbeck (Brighton 1-0 Liverpool)

Goli i Kerkez (Brighton 1-1 Liverpool)

Goli i Welbeck (Brighton 2-1 Liverpool

 

 

Poll

Lexo gjithashtu