Kristjan Asllani
Besiktas luan në orën 18:00 ndeshjen e javës së 27-të në kampionatin turk përballë Kasimpasa. Në formacionin e zgjedhur nga trajneri Yalcin, bie në sy prezenca si titullar e Kristjan Asllanit.
Mesfushori i Kombëtares ka marrë besimin e trajnerit, duke e nisur kështu që nga minuta e parë këtë përballje. Një zhvillim i rëndësishëm ky dhe për trajnerin Sylvinho që pret më shumë minuta në këmbë prej tij.
Në anën tjetër, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica pritet ta nisë këtë duel nga stoli.
Formacionet zyrtare: Besiktas-Kasimpasa
Poll
